Kushtet dhe rregullat e përdorimit
1. Kushtet dhe Rregullat e Përdorimit në fjalë paraqesin kushtet dhe rregullat e përdorimit të uebfaqes / më tutje i referohemi si Shërbimet. Pas hyrjes në uebfaqe apo pas çfarëdo përdorimi të Uebfaqes ju i pranoni kushtet dhe rregullat, përfshirë edhe këto Kushte dhe Rregulla për përdorim. Në rast të mospajtimit m këto Kushte dhe Rregulla të përdorimit apo kushte dhe rregulla të tjera të përdorimit, ju menjëherë do ta ndërpreni përdorimin e Uebfaqes.
2. Kushtet e mëposhtme, kur përdoren në këto Kushte dhe Rregulla të Përdorimit, do të kenë këtë kuptim, si në vijim:
“Deklaratë elektronike” nënkupton deklaratë elektronike nën përkufizimin e Ligjit për Dokumenta Elektronikë dhe Nënshkrime Elektronike dhe përfshin sistemin e rezervimit elektronik sipas nenit 3 të këtyre Kushteve dhe Rregullave të Përdorimit;
“Konsumatori” ose “Ju” nënkupton çdo person që hyn apo përdor Uebfaqen;
“Uebfaqe” nënkupton uebfaqen www.area52.bg
“Administrator i uebfaqes” nënkupton “AREA 52 Trampoline parks AD”, të regjistruar në Regjistrin Tregtar të Agjencisë së Regjistrimit nën UIC 204748721, meseli he adresë të regjistruar në Sofie 1408, 139 Vitosha blvd., hyrja A, ap 13, еmail: reception@area52.bg
Kontrata me administratorin e Uebfaqes
- Pas dërgimit të kërkesës elektronike për rezervim, konsiderohet se Konsumatori po bën ofertë për arritjen e një kontrate me administratorin e Uebfaqes sipas Kushteve dhe Rregullave për Përdorim.
- Rezervimi elektronik kërkon:
- Emri i Konsumatorit
- Adresë emaili valide dhe numër i telefonit të Konsumatorit
- Subjekti i Shërbimit të kërkuar
- Numri total i personave që përdorin Shërbimin
- Data e shërbimit të Shërbimit
- Koha e fillimit dhe përfundimit të përdorimit të Shërbimit
- Metoda e pagesës
- Pa u kufizuar tek dispozita e Nenit 1 të këtyre Kushteve dhe Rregullave të Përdorimit, dërgimi i kërkesës elektronike për rezervim nënkupton se Konsumatori deklaron se është i familjarizuar me këto Kushte dhe Rregulla të Përdorimit dhe me informacionin e përgjithshëm për Shërbimet që ofrohen në Uebfaqe.
- Konsumatori e paguan paraprakisht çmimin për Shërbime. Në rast se ai zgjedh metodën e pagesës përmes transfertës bankare, shuma që detyrohet duhet të transferohet në llogarinë e administratorit të Uebfaqes brenda 48 orësh të paraparë në kërkesës për rezervim elektronik.
- Konsumatori mund të zgjedhë një nga metodat në vijim për pagesë që të paguajë çmimin për Shërbimet.
1.Pagesë me mjete të gatshme
2.Përmes transfertës bankare në llogarinë e Administratorit të Faqes në UniCredit BulBank
AREA 52 TRAMPOLINE PARKS AD
IBAN: BG63UNCR70001523127371
BIC: UNCRBGSF
Kartë krediti ose debiti
- Kontrata ndërmjet administratorit të Uebfaqes dhe Konsumatorit konsiderohet e arritur në momentin e konfirmimit të rezervimit nga administratori i Uebfaqes pas dërgimi të deklaratës elektronike në emailin e dhënë nga Konsumatori me konfirmim në kuptim të Nenit 48, Para 2 të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit /CPA/
Tërheqja e kontratës
9.1. Sipas kushteve të Nenit 55 të CPA, çdo konsumar në kuptim të CPA ka të drejtë të tërhiqet nga kontrata pa ndonjë dëmshpërblim apo arsyetim, duke dërguar njoftimin me shkrim për tërheqje brenda afatit 14-ditor për përfundim të kontratës.
9.2. Në këtë rast, administratori i Uebfaqes menjëherë konfirmon pranimin e njoftimit për tërheqje që dërgon Konsumatori.
- Administratori i Uebfaqes ia kthen Konsumatorit të gjithë shumën e parapaguar, brenda afatit 14-ditor të paraparë në kontratë që nga pranimi i njoftimit për tërheqje sipas Nenit 9, duke përdorur të njëjtën metodë pagese si Konsumatori, nëse ky i fundit nuk deklaron shprehimisht që duhet përdorur ndonjë mënyrë tjetër.
Ndalimi i tërheqjes nga kontrata
- Konsumatori në kuptim të CPA nuk ka të drejtë të tërhiqet nga kontrata për shërbime argëtimi nëse kontrata parasheh se shërbimi kryhet në një ditë apo kohë të caktuar /p.sh. vizitë njëherëshe në park/
- Pavarësisht dispozitave pararendëse dhe deri në shkallën që lejohet me ligj të zbatueshëm, Konsumatori nuk ka të drejtë të tërhiqet nga kontrata nëse ai është pajtuar shprehimisht për kryerjen e shërbimit para përfundimit të afatit sipas Nenit 9 më lart. Pas dorëzimit të kërkesës elektronike për rezervim konsiderohet se Konsumatori pajtohet që kontrata të fillojë para skadimit të afatit sipas Nenit 9 më lart.
Politika e Privatësisë
Administratori i Uebfaqes kujdeset për çështje të të dhënave të privatësisë dhe dëshiron që ju të familjarizoheni me mënyrën se si ne mbledhim, përdorim dhe publikojmë informacionin. Duke ofruar të dhënat tuaja personale apo duke përdorur Uebfaqen, ju vullnetarisht e pranoni këtë Politikë të Privatësisë.
13.1. Disa seksione të Uebfaqes mund t’ju kërkojnë të jepni informacionin tuaj personal. Informacionin mund ta kombinojmë me informacionin që vjen nga burime të tjera, përfshirë edhe profilet tuaja në media ku ka qasje publike, informacion nga burime të hapura për publikun dhe partnerë të jashtëm. Po ashtu, teksa lundroni në Uebfaqe, disa informata mund të mblidhen pasivisht nga teknika dhe mjete të ndryshme, p.sh. adresat IP, cooklies, etiketat e internetit dhe mbledhja e të dhënave të lundrimit (pra pa dhënë ju informacion).
13.2. Gjtihashtu, informacionin e dhënë nga ju do ta përdorim
- Për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja dhe për të përmbushur kërkesattuaja, p.sh. t’ju dërgojmë dokumentat e kërkuar apo njoftime me email
- Për t’ju dërguar informacion të rëndësishëm dhe/ose njoftime të tjera administrative për Uebfaqen, marrëdhëniet ndërmjet nesh ose ndryshime të kushteve dhe rregullave dhe politikave tona; dhe
- Për qëllime të biznesit tonë, p.sh. analizë të të dhënave, verifikime, zhvillim të modeleve të reja, zgjerim të uebfaqes, përmirësim të produkteve dhe shërbimeve tona etj
13.3. Gjithashtu, informacionin e mbledhur përmes Uebfaqes tonë ne e transmetojmë tek
- Fililaet tona, për qëllimet e përshkruara në këtë Politikë të Privatësisë;
- Partnerët tanë të jashtëm, me të cilët ofrojmë shërbime të kombinuara;
- Ofruesit e jashtëm të shërbimeve tona me qëllim që t’u mundësojmë të ofrojnë shërbime si vënia në funksion dhe moderimi i uebfaqes, funksionimi i aplikacion mobil, analizë e të dhënave, procesim i pagesave, përmbushje e porosive, ofrim i infrastrukturës, shërbime IT, shërbim për klientë, shërbime të dërgimit të emailave dhe mesazheve direkte, shërbimi i kartës së krediti, shërbime të verifikimit dhe shërbime të tjera; dhe
- Për partnerët e jashtëm në rast të riorganizimit, shkrirjes, shitjes ose përfshirjes në shoqëri aksione, caktimi, transferimi ose largimi në formë tjetër në tërësi apo pjesërisht i biznesit, aseteve ose inventarit (përfshirë falimentimin apo procedura të ngjashme);
13.4. Gjithashtu përdorim dhe publikojmë informacionin e mbledhur përmes Uebfaqes: (a) në formën që lejohet nga vendet jashtë vendit tuaj të banimit, përfshirë ligjet e zbatueshme; (b) sipas nevojës për të respektuar ofrimin e të dhënave që kërkohen gjatë procedurave zyrtare; (c) për autoritetet dhe organet shtetërore të vendeve jashtë vendit tuaj të banimit, përfshirë përgjigjet që jepen ndaj kërkesave të autoriteteve dhe organeve shtetërore; (d) për të respektuar kushtet dhe rregullat tona të përgjithshme të biznesit; (e) për të mbrojtur aktivitetin e kompanisë tonë apo të filialeve tona; (f) për të mbrojtur të drejtat, sigurinë dhe pronën e kompanisë tonë dhe/ose filialeve tona, apo të drejtat e të tjerëve dhe të drejtat e personalitetit; pa pajtimin tuaj, mund të përdorim dhe publikojmë informacion të mbledhur përmes kësaj Uebfaqeje
13.5. Për të mbrojtur të dhënat personale brenda kontrollit tonë do të implementojmë masat e duhura teknike dhe organizative në kuadër të përpunimit të të gjënave dhe kur të përcaktojmë ketodën e përpunimit të të dhënave duke patur parasysh gjendjen aktuale të shkencës dhe teknologjisë, kostot e implementimit dhe duke patur parasysh natyrë, fushëveprimin, rrethanat dhe qëllimin e përpunimit të të dhënave dhe në varësi të rreziqeve të probabilitetit dhe seriozitetit të ndryshëm që mund të paraqesin për të drejtat dhe liritë e individëve privatë. Ky detyrim vlen për sasinë e të dhënave personale të mbledhura, për fushëveprimin e përpunimit të tyre, kohëzgjatjen e ruajtjes dhe qasjes. Sidoqoftë, për fat të keq nuk mund të garantohet siguria absolute e informacionit të transmetuar përmes Internetit apo përmes sistemeve për ruajtjen e të dhënave. Nëse keni arsye të mirë për të supozuar se kontakti ndërmjet nesh nuk është më i sigurtë, atëherë ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni dhe njoftoni menjëherë për këtë problem.
13.6. Nëse doni të kërkoni informacion për përpunimin e të dhënave tuaja personale që jepen përmes Uebfaqes ose doni të kërkoni rregullim fshirje apo kufizim të përpunimit të të dhënve apo doni të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale, atëherë na njoftoni. Do të bëjmë të pamundurën për ta procesuar kërkesën tuaj sa më parë të jetë e mundur, por brenda periudhës kohore statutore të paraparë me ligjet e zbatueshme. Në rastet e përcaktuara me ligj mun të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale. Po ashtu, mund t’i drejtoheni edhe autoritetit kompetent për privatësinë e të dhënave që është Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorit, me adresë në “Petko R. Slaveykov” 4А, Sofie, Bullgaria, telefoni +359 700 11 122
13.7. Ne mund t’i ruajmë të dhënat tuaja personale në çdo vend ku kemi zyra apo ofrues të shërbimeve dhe duke përdorur Uebfaqen apo duke dhënë pajtimin tuaj (nëse kërkohet me ligj) ju pajtoheni për transmetimin e të dhënave tuaja personale në vende jashtë vendit të banimit.
Dispozitat finale
- Pas pranimit të këtyre Kushteve dhe Rregullave për Përdorim, Konsumatori deklaron se pajtohet me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave të tij personale sa i përket Shërbimeve të ofruara nga administratori i Uebfaqes dhe që Konsumatori të kontaktohet përmes telefonit, faksit apo emailit.
- Administratori i Uebfaqes ka të drejtë që në çdo moment, pa njoftim apo dëmshpërblim, të ndërpresë qasjen në Uebfaqe apo në pjesë të saj.
- Nëse këtu nuk parasyshihet ndryshe, administratori i Uebfaqes nuk mban përgjegjësi për dëme të asnjë lloji sa i përket përdorimit të Uebfaqes / apo uebfaqeve të ndërlidhura / apo Shërbimeve që ofrohen në Uebfaqe pavarësisht njohurisë që ka administratori i Uebfaqes për ekzistencën e rrethanave që mund të shkaktojnë dëme.
- Uebfaqja mund të paraqesë lidhje me uebfaqe të tjera. Administratori i Uebfaqes nuk mban përgjegjësi për vërtetësinë dhe autenticitetin e përmbajtjes së tyre.
- Administratori i Uebfaqes ka të drejtë njëanshëm të ndryshojë këto Kushte dhe Rregulla për Përdorim. Ndryshimet hyjnë në fuqi në momentin e publikimit në Uebfaqe.
- Të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale të burimeve të informacionit dhe materialeve të publikuara në Uebfaqe konsiderohet se janë nën mbrojtjen e Ligjit për të Drejtën Autoriale dhe të Drejtat e Ndërlidhura. Çdo shfrytëzim i kundraligjshëm i burimeve të informacionit dhe materialeve të publikuara në Uebfaqe do të konsiderohet shkelje e ligjit dhe mund të çdojë drejt përgjegjësië civile, administrative ose penale sipas legjislacionit të zbatueshëm kosovar.
- Këto Kushte dhe Rregulla për Përdorim do të interpretohen në kuptim të dispozitave të zbatueshme të legjislacionit bullgar.
- Të gjitha kontestet ndërmjet palëve do të referohen për zgjidhje tek gjykatat përkatëse bullgare ose tek Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorit