Skip to content

SIGURIA ËSHTË PRIORITETI YNË NUMËR NJË NË AREA 52 TRAMPOLINE PARK!

 

Në të gjithë parkun tonë kemi menaxhuar me kujdes të jashtëzakonshëm rregullat dhe procedurat e sigurisë, për t’u siguruar se klientët tanë të mund ta shijojnë parkun me të gjithë potencialin e tij, duke ulur dukshëm mundësitë për lëndime.

Ju lutemi të ndani kohë për të lexuar me kujdes procedurat e sigurisë dhe rregullat e parkut.

Para se të hidhen, nga të gjithë pjesëmarrësit kërkohet të nënshkruajnë një deklaratë të heqjes dorë, e cila informon dhe edukon për rreziqet potenciale të hedhjes në trampolinë.

Para se të fillojnë sesionin e tyre të hedhjes, nga pjesëmarrësit kërkohet të shohin një video të shkurtër edukuese mbi sigurinë e cila u mëson rregullat e parkut, si të kontrollojnë hedhjet dhe si të hidhen me kujdes rrethuar nga të tjerët.

Në të gjitha zonat kryesore të parkut gjatë të gjithë sesionit të hedhjes janë të pozicionuar kujdestarë të cilët sigurohen se rregullat respektohen, këshillojnë dhe udhëzojnë pjesëmarrësit. Të gjithë Kujdestarët i nënshtrohet stërvitjes intensive dhe selektive.

  • Të gjithë klientët e Area 52 Trampoline Parks AD duhet të lexojnë dhe të pranojnë Rregullat dhe Kushtet.
  • Të gjitha udhëzimet ose kërkesat nga stafi i Area 52 Trampoline Parks duhet të respektohen menjëherë.
  • Të gjithë klientët që hidhen duhet të kenë lexuar dhe plotësuar deklaratën e vlefshme të heqjes së përgjegjësisë të Area 52 Trampoline Parks AD para se ta shfrytëzojnë hapësirën.
  • Për klientët nën moshën 16-vjeçare, deklarata e heqjes së përgjegjësisë duhet të nënshkruhet nga prindi ose kujdestari ligjor para se të fillojnë hedhjen.
  • Klientëve të Area 52 Trampoline Parks AD u jepet një byzylyk për sesionin që duhet mbajtur gjatë të gjithë kohës në vend të dukshëm.
  • Të gjithë klientët që hidhen duhet të jenë ndërmjet 2 vjeç dhe më shumë. Fëmijët e moshave 2 – 5 vjeç duhet të qëndrojnë brenda zonës së dedikuar për të vegjël dhe të kenë gjithë kohën me vete si mbikëqyrës një të rritur, me përjashtim të sesioneve të dedikuara të Area 52 për Fëmijë kur parku është ekskluzivisht për përdorim nga fëmijë poshtë moshës 5-vjeçare.
  • Area 52 Trampoline Parks AD kërkon që të gjithë hedhësit nën moshën 12-vjeçare të mbikëqyren në Park.
  • Ju lutemi të mos i përdorni dhe të mos tentoni t’i përdorni trampolinat ndërkohë që jeni nën ndikimin e alkoolit ose drogës. Kjo është shumë e rrezikshme dhe nuk do të tolerohet.
  • Në platformën e hedhjes dhe në zonën e trampolinës nuk lejohen ushqimet apo pijet.
  • Gjatë përdorimit të trampolinës nuk lejohen celularët, stolitë, veshje me elemente të mprehta apo aksesorët.
  • Ju lutemi të siguroheni se xhepat i keni zbrazur nga sende të lirshme, si monedha apo çelësa. Kemi dollapë me çelës për të ruajtur të gjitha këto sende.
  • Ju lutemi të tregoni konsideratë ndaj klientëve të tjerë, sidomos përdoruesve më të rinj.
  • Është shumë e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për ata që u rrethojnë dhe të vlerësoni se të tjerët mund të mos kenë aq përvojë apo vetëbesim sa ju mbi dyshekët e hedhjes.
  • Hedhësit e moshës së re këshillohet të përdorin zonën e dedikuar për të Vegjlit për të shmangur hedhës të madhësive të ndryshme trupore që mund të pengojnë njëri-tjetrin.
  • Në parkun e trampolinës duhen mbathur çorapet e parrëshqitshme të Area 52.
  • Të gjitha trampolinat tona janë dizajnuar për t’u përdorur nga një person për çdo herë. Është e rëndësishme ta respektoni këtë, pasi kur dy veta hidhen së bashku (hedhje e dyfishtë) mund të shkaktojë lëvizje të pakontrolluara, të rrisë rrezikun dhe mund të shkaktojë lëndime.
  • Përpiquni gjithnjë që të bini mbi dy këmbët dhe të jeni të vetëdijshëm për aftësinë dhe kompetencën tuaj. Ne duam të shohim që hedhësit e përmirësojnë shkathtësinë e tyre dhe lëvizjet e tyre, por ju lutemi që rrotullimet dhe kthimet të limitohen në një çdo herë. Hedhjet dhe rrotullimet e dyfishta nuk lejohen asnjëherë.
  • Ju lutemi të siguroheni se teksa hidheni nga një dyshek në tjetrin, nuk do të tentoni të bëni asnjë rrotull/kthim ndërmjet trampolinave.
  • Kërkojmë nga klientët tanë që të mos vrapojnë brenda parkut dhe të mos përfshihen në aktivitete të tjera të zhurmshme që mund të shkaktojnë rrezik.
  • Ju lutemi të mos shtriheni apo uleni mbi shtretërit e trampolinave. Brenda parkut kaa hapësira për t’u çlodhur apo mund të pushoni pak tek kafeneja kur të lodheni. Mundeni të ktheheni në park për sa kohë që afati kohor i sesionit tuaj nuk ka përfunduar.
  • Dyshekët rreth trampolinave dhe materialet e tjera që përthithin goditjet janë vendosur për të shtuar sigurinë. Ju lutemi mos tentoni të ndërhyni në pozicionin e tyre apo t’i ripoziciononi. I njëjti rregull vlen për rrjetat e sigurisë që janë vendosur për t’i mbrojtur përdoruesit dhe nuk duhen tërhequr, kapur fort apo lëvizur.
  • Të gjithë klientët e përdorin parkun duke marrë parasysh vetë rrezikun dhe edhe pse ne bëjmë gjithçka që mundemi për të ofruar mjedis të sigurtë, çdo hedhës me ndonjë gjendje mjekësore në të kaluarën apo tashmen duhet të kërkojë këshilla mjekësore para se të përdorë parkun.
  • Të gjithë klientet shtatzëna apo që kanë shqetësime shëndetësore nuk duhet ta përdorin Parkun nëse këtë gjë nuk e ka konfirmuar mjeku specialist. Konfirmimi duhet të jetë me shkrim dhe të na jepet para se të hyni në park.