Skip to content

POLITIKA E PRIVATËSISË

Azhurnimi i fundit më 04.04.2019.

Ne, “TRAMPOLINE PARKS AREA 52” AD (“ne” ose “Kontrolluesi”) në disa raste individuale mbledhim dhe përpunojmë të dhëna personale të personave fizikë, të klientëve tanë, të homologëve, të përfaqësuesve apo punonjësve të tyre, apo të kontakteve të tjera në tregun kosovar (“Ju”). Ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi për t’u kujdesur dhe për të ruajtur të dhënat tuaja personale, për të vëzhguar ligjin e zbatueshëm në lidhje me privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Me këtë Politikë të Privatësisë (“Politika”), ne do t ë donim t’ju ofrojmë informacion lidhur me mënyrën se si i mbledhin dhe i përpunojmë të dhënat personale që na keni dorëzuar. Politika përshkruan metodat e përdorura këtu dhe qëllimet që zbaton “TRAMPOLINE PARKS AREA 52” AD për ofruesit e shërbimeve lidhur me përpunimin e informacionit, përkatësit të mbledhur nga ju dhe për ju lidhur me hyrjen në marrëveshje kontraktuale apo shfrytëzim të shërbimeve tona në vend në zonën tonë komerciale dhe/ose përmes uebfaqen tonë http://www.area52.bg/ („Uebfaqja“).

Me rëndësi!

Ju lutemi që ta lexoni me kujdes këtë Politikë. Këtu brenda do të gjeni informacion të rëndësishëm lidhur me mënyrën se si ne i përpunojmë të dhënat Tuaja Personale dhe jepen shpjegime për të drejtat tuaja legjitime. Kjo politikë nuk synon të amendojë kushtet e asnjë kontrate me ne si pala tejtër, as të drejtat tuaja, as detyrimet tona sipas ligjit të zbatueshëm për mbrojtjen e të dhënave personale.
Duke paraqitur të dhënat tuaja personale ose duke përdorur Uebfaqen ju pajtoheni me vullnetin tuaj me kushtet këtu.

  1. KONTROLLUESI

1) Kontrolluesi i të dhënave personale është “TRAMPOLINE PARKS AREA 52” AD me detajet në vijim:

„TRAMPOLINE PARK AREA 52“ AD, UIC 204748721, Uebfaqja: www.area52.bg

Adresa e regjsitruar e përfaqsuesit në Kosovë Adresa e regjsitruar e menaxhmentit Zona komerciale („Parku”) Pika e vetme kontaktuese me Kontrolluesin lidhur me të gjitha llojet e çështjeve që kanë të bëjnë me të dhënat personale:
Prishtinë 10 000,
„Fehmi Morina“ Veternik 5, А, app.13
tel.: +383 44318333;
email: info@galeria-ks.com
Sofia 1408,
139 „Vitosha“ Blvd., entr. А, app.13
tel.: +359 883 905 252;
email: manager@area52.bg
Sofia 1434,
214 „Okolovrasten pat“ Blvd., Sofia Ring Mall, premise № 0.27
tel.: +359 883 905 252;
email: reception@area52.bg;
Radostina Elias, Manager
Address: Sofia 1434, 214 „Okolovrasten pat“ Blvd., Sofia Ring Mall, premise № 0.27
tel.: +359 883 905 252
email: gdpr@area52.bg

2) „TRAMPOLINE PARKS AREA 52” AD si Kontrollues i të dhënave personale është përgjegjës për përpunimin e duhur dhe legjitim të të dhënave personale që jepen kur hyhet në marrëdhënie kontraktuale apo për përdorimin e shërbimeve përmes Uebfaqes tonë apo shërbimeve të tjera që ne ofrojmë.

2. SI I MBLEDHIM TË DHËNAT TUAJA PERSONALE 1. SI I MBLEDHIM TË DHËNAT TUAJA PERSONALE

„TRAMPOLINE PARKS AREA 52” AD mund të mbledhë dhe përpunojë të dhënat tuaja personale në rastet në vijim:

  • Nëse ju ose fëmija juaj vjen në Parkun tonë dhe ju paraqisni të dhënat personale tuaja ose të fëmijës tuaj duke plotësuar Deklaratën e Pajtimit;
  • Nëse bëni rezervim për Parkun përmes uebfaqes tonë dhe jepni të dhënat personale tuaja / fëmijës tuaj duke plotësuar formularin e rezervimit dhe Deklaratën e Pajtimit;
  • Nëse paraqisni të dhënat tuaja personale pas nënshkrimit të kontratës me “TRAMPOLINE PARKS AREA 52” AD;
  • Nëse blini një produk apo shërbim direkt nga ne ose përmes Uebfaqes tonë;
  • Nëse u përgjigjeni fushatave tona të marketingut direkt, për shembull duke plotësuar një pyetësor ose nëse regjistroni të dhëna online në Uebfaqe;
  • Nëse çdo palë e tretë (partnerët tanë të biznesit) ekzekutojnë transferim të lejuar të të dhënave tuaja personale tek ne.

Në rast se ju paraqisni informacion në emër të një personi tjetër, siguroheni që ku person është në dijeni të Politikës aktuale dhe se dispozitat e ligjit të zbatueshëm respektohen para se ju ta paraqisni atë informacion.

Nëse jeni i moshës më pak se 14 vjeç, ju lutem mos i paraqisni të dhënat tuaja nëse nuk e keni lejen e ndonjë pjesëtari të familjes për ta bërë.

Do të donim t’ju kërkojmë ndihmë që ka të bëjë me informacion për ndryshime në të dhënat tuaja personale, për ta mbajtur të azhurnuar informacionin tuaj.

3. ÇFARË LLOJ TË TË DHËNAVE PERSONALE MBLEDHIM 1. ÇFARË LLOJ TË TË DHËNAVE PERSONALE MBLEDHIM

Kategoritë e mëposhtme të të dhënave personale mund të merren nga ju dhe për ju bazuar në atë se a jeni klienti unë, homolog dhe cilat nga shërbimet tona i përdorni:

  • Lidhur me identitetin fizik – emrat (emri, emri i dhënë, mbiemri), data e lindjes, numri i telefonit, adresa e e-mail;
  • Lidhur me identitetin ekonomik – llogaria bankare;
  • Interesat – informacioni që jepet lidhur me interesat tuaja personale;
  • Imazhi (Parku ynë është nën mbikëqyrje me video)

4. SI MUND TË PËRPUNOHEN TË DHËNAT TUAJA 1. SI MUND TË PËRPUNOHEN TË DHËNAT TUAJA

Përpunimi i të dhënave personale sipas parimeve të Udhëzuesit Kornizë të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave dhe në veçanti të Rregullores për Mbrojtjen e të Dhënave Gjenerale EU/2016/679 (“Rregullorja”) do të arsyetohen sipas njërës prej disa bazave ligjore dhe nga ne kërkohet të specifikojmë qëllimet dhe bazat për secilin përdorim të të dhënave tuaja Personale.

1) Qëllimi: Ushtrimi i të drejtave dhe detyrimeve të Kontrolluesit që rrjedhin në lidhje me kontratën e nënshkruar me ju, në këtë drejtim për përdorimin e shërbimeve tona;

Bazat për përpunim: ekzekutimi i kontratës apo pajtimit me detyrimin ligjor (Neni 6, Para. 1, pika “b” ose pika “c” e Rregullores);

2) Qëllimi: Ekzekutimi i aktivitetit të kontabilitetit/financiar nga Kontrolluesi sipas dhe lidhur me kontratat e nënshkruara, në këtë drejtim: pranimi dhe transferimi i pagesave në llogari bankare; pranimi/lëshimi i faturave;

Bazat për përpunim: ekzekutimi i kontratës ose pajtueshmëria me detyrimin ligjor (Neni 6, Para. 1, pika “b” ose pika “c” e Rregullores);

3) Qëllimi: Korrespondenca me klientët e Kontrolluesit dhe ofrimi i shëbrimit ndaj klientit, në këtë drejtim për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja dhe për të ekzekutuar kërkesat tuaja, për shembull për t’ju dërguar dokumentat e kërkuar ose njoftimet përmes email; për t’ju dërguar informacion me rëndësi lidhur me rregullorat tona ose lidhur me amendimet e rregullave dhe kushteve tona të brendshme dhe për politikat;

Bazat për përpunim: ekzekutimi i kontratës ose pajtueshmëria me detyrimin ligjor (Neni 6, Para. 1, pika “b” ose pika “c” e Rregullores); ose pajtimi i dhënë shprehimisht nga secili entitet (Neni 6, Para. 1, pika “b” ose pika “c” e Rregullores) ose baza e interesave legjitime të Kontrolluesit (Neni 6, Para. 1, pika “b” ose pika “c” e Rregullores);

4) Qëllimi: Marketingu direkt.

Bazat për përpunim: Pajtimi i dhënë shprehimisht nga secili entitet sipas dispozitave të Nenit 6, Para. 1 a nga Rregullorja;

5) Qëllimi: Për çështje që kanë të bëjnë me biznesin, për shembull analizimi i të dhënave, zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve të reja, përmirësimi i Uebfaqes tonë, përmirësimi i produkteve dhe shërbimeve tona.

Bazat për përpunim: Interesat legjitime të Kontrolluesit. Interesi legjitim i Kontrolluesit për të ofruar produkte dhe shërbimet të klasit të parë i korrespondon interesit të ri të klientit dhe kështu është në pajtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm për mbrojtjen e të dhënave Personale dhe është bazë e mjaftueshme për përpunimin e tyre.

6) Qëllimi: Mbikëqyrja me video e zonës komerciale të “TRAMPOLINE PARKS AREA 52” AD.

Bazat për përpunim: Interesat legjitime të Kontrolluesit dhe në veçanti për të siguruar funksionimin e ligjshëm të Parkut, për të mundësuar sigurinë dhe mbrojtjen e Parkut, të punonjësve dhe klientëve gjatë përdorimit të Parkut nga ana e tyre.

Në territorin e Parkut, nën mbulim nga mbikëqyrja me video janë vendosur edhe shenjat e duhura për informim. Kamerat e sigurisë punojnë dhe regjistrojnë çdo ditë çdo vit, 24 orë.

Rregullat për përdorimin e të dhënave: nëse nuk përdoren për qëllime hetimore, pretendime për dëmtime, procedura gjyqësore etj., në rast të incidentit (p.sh. hyrje e paligjshme; demtim i pronës së Kontrolluesit, dëmtim i personit brenda hapësirës; ose dëmtime të pronës së Kontrolluesit) periudha e arkivimit të të dhënave nga mbikëqyrja me video është 14 ditë nga data e regjsitrimit.

1) Shpalosja e të dhënave Personale sipas ligjit

„TRAMPOLINE PARKS AREA 52“ AD në cilësinë e vet të Kontrolluesit të të dhënave Personale i nënshtrohet ligjit kosovar. Në raste të veçanta kjo mund të përcaktojë ofrimin dhe/ose shpalosjen e të dhënave Personale kur kjo kërkohet me ligj, me kërkesë dhe/ose sipas nevojës së palëve të treta – shtetit dhe autoriteteve të tjera, institucioneve dhe departamenteve, agjentëve të sigurimeve, bankave dhe institucioneve brenda fushëveprimit të kompetencës së tyre dhe në pajtueshmëri me dispozitat e Rregullores, Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe dispozitave të tjera të ligjit.

Kur është e mundur, ne i dërgojmë këto kërkesa tek ju para se të japim përgjigje, në rast se kjo shpalosje e të dhënave nuk ka të bëjë me parandalimin apo zbulimin e ndonjë krimi.

2) Shpalosja e të dhënave Personale tek palët e treta, përfshirë Kontrolluesit e të dhënave Personale

Të dhënat Personale që ne mbledhim mund të ofrohen për përpunim nga palët e treta të cilat veprojnë në diskrecion të tyre apo në emër të Kontrolluesit të të dhënave Personale në përputhje me dispozitat e Rregullores dhe duke siguruar të drejtat për mbrojtje të subjektit të të dhënave. 

Të dhënat tuaja Personale mund të përpunohen nga:

Kompanitë që ofrojnë shërbime për Kontrolluesin, p.sh. mirëmbajtja e TI-së, hostingu i TI-së, përdorimi dhe mirëmbajtja e produkteve softuerike;

Partnerët kontraktualë (për shembull agjenci të marketingut dhe PR);

Palët e treta, marka tregtare, produktet dhe shërbimet e të cilave shpërndahen nga Kontrolluesi;

3) Personat, e autorizuar për përpunimin teknik të të dhënave tuaja Personale: përfaqësues dhe punonjës të “TRAMPOLINE PARKS AREA 52” AD, të angazhuar në kontrollin e vizitave të klientëve në Park, me logjistikën, furnizimin, sigurimin e cilësisë, kontabilitetin etj.

4) Transferimi i të dhënave në vende jashtë zonës ekonomike evropiane

Kontrolluesi dhe/ose entitetet e përpunimit të të dhënave mund të transferojnë një pjesë të të dhënave tuaja personale tek vendet jashtë zonës ekonomike evropiane në rast se zbatohen masat e duhura të sigurisë. Për të siguruar nivel të duhur të mbrojtjes së të dhënave tuaja Personale, Kontrollori ka përcaktuar masat e duhura kontraktuale të sigurisë në përputhje me Kapitullin 5 të Rregullores dhe ka nënshkruar klauzolat e Zakonshme kontraktuale për mbrojtjen e të dhënave personale, të miratuara nga Komisioni Evropian (për t’u përpunuar nga kontrolluesi).

  1. Si i mbrojmë të dhënat tuaja personale

1) Ne i mbrojmë të dhënat personale në pajtueshmëri të rreptë me ligjin e zbatueshëm kosovar dhe me parimet e udhëzimeve kornizë të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e informacionit dhe të dhënave personale (përfshirë Rregulloren EU/2016/679).

2) Të dhënat tuaja Personale mbahen në serverin lokal të siguruar (ose në raste të veçanta informacioni mbahet edhe në letër gjatë respektimit të kërkesave për mbrojtje). Informacioni ka qasje dhe përpunohet në përputhje me politikat tona të privatësisë (ose ato të nënkontraktorëve apo të partnerëve tanë të biznesit, nëse kanë), gjithnjë në përputhje me ligjin e zbatueshëm dhe me masat përkatëse mbrojtëse.

3) Ne kujdesemi për masat e duhura teknike, fizike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave Personale nga fshirje aksidentale apo të paligjshme dhe nga humbja aksidentale, ndryshimi, shpalosja apo qasja e paautorizuar. Edhe pse nuk mund të garantojmë se transferimi i të dhënave online ose përmes Uebfaqes tonë është pa asnjë rrezik të shpalosjes apo qasjes së paautorizuar, ne dhe partnerët tanë të biznesit punojmë jashtëzakonisht shumë që të kemi masat e duhura për mbrojtjen e të dhënave tuaja Personale në pajtueshmëri me ligjin e zbatueshëm. Për shembull ne implementojmë masat në vijim:

Qasje rreptësisht e kufizuar dhe e kontrolluar nga ana e punonjësve dhe nënkontraktorëve tanë tek të dhënat tuaja Personale, që lejohet vetëm pas shqyrtimit të realizimit të qëllimeve lidhur me përpunimin e tyre dhe në bazë të nevojave për shpalosje;

Të dhënat Personale ruhen në format digjital në databazë, ku kanë qasje vetëm përdorues individualë me emër dhe fjalëkalim dhe në nivele të ndryshme të autorizimit për qasje; mbikëqyrja ekzekutohet bashkë me mbrojtjen nga viruset, po ashtu bëhen edhe kopje edhe kopje të ruajtura. Me disa përjashtime, të dhënat mund të ruhen në kompjuterët personalë të personave që kanë qasje nën mbrojtje të siguruar, ngjashëm si më lart.

Të gjithë dokumentat në letër që mund të përmbajnë të dhënat tuaja Personale ruhen në hapësira të përcaktuara shprehimisht administrative brenda territorit të Parkut në Sogie, Sofia Ring Mall, kati 0 ose në zurën e furnizuesit tonë për shërbime të kontabilitetit “Vistra Corporate Services” EOOD (lidhur me kontratat për furnizues për mallra dhe shërbime) në Sofia, 2 Tsar Osvoboditel Blvd.
Edhe Parku është nën mbikëqyrje me video; mbrojtje nga zjarri dhe me procedura të përcaktuara për kontroll të qasjes fizike;

Stafi i Kontrolluesit që merret me përpunimin e të dhënave Personale është i mirënjohur me kërkesat e ligjit të zbatueshëm, me politikat e “TRAMPOLINE PARKS AREA 52” AD, me rreziqet ekzistuese dhe me skenarë për veprim në rast se këto ndodhin.

Ka edhe mbrojtje kontraktuale që shqyrtohet nga kontratat e arritura me entitetin që merret me përpunimin e të dhënave Personale që vepron në emër të Kontrolluesit.

  1. Për çfarë periudhe ruhen të dhënat tuaja personale 1. Për çfarë periudhe ruhen të dhënat tuaja personale 

1) Ne i ruajmë të dhënat tuaja Personale për aq sa është e nevojshme për qëllime të përpunimit të tyre. Në rast se të dhënat tuaja Personale përpunohen për dy qëllime, ne i ruajmë deri sa qëllimi me periudhë më të gjatë është ekzekutuar, por e ndërpresim përpunimin e tyre pas qëllimin afatshkurtër, pas skadimit të këtij afati të shkurtër.

2) Ne kufizojmë qasjen në të dhënat tuaja Personale brenda shkallës së entiteteve të angazhuara për përpunimin e tyre për qëllimet përkatëse.

3) Nën rrethana specifike ne mund t’i ruajmë të dhënat tuaja Personale për periudha më të gjata kohore nëse për këtë na obligon ligji, akti apo ndonjë autoritet kompetent apo për të patur evidencë të saktë të marrëdhënieve tuaja me ne në rast të padive apo nëse ne me arsye konsiderojmë se ekziston mundësia për procedura gjyqësore në kuadër të të cilave të dhënat tuaja Personale do të jenë të nevojshme.

4) Periudhat për ruajtje bazohen tek nevojat për biznes të Kontrolluesit dhe janë në pajtueshmëri me ligjin e zbatueshëm. Të dhënat Personale që nuk nevojiten më anonimizohen (të dhënat e anonimizuara mund të arkivohen, por nuk kanë të bëjnë më me ju) ose mund të shkatërrohen.

  1. Të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave personale

Ju keni të drejta specifike lidhur me të dhënat tuaja Personale, për shembull keni të drejtën për të:

  • Kërkuar nga t’ju sigurojmë informacion shtesë lidhur me mënyrën se si përdoren të dhënat tuaja personale;
  • Kërkuar nga t’ju ofrojmë qasje në të dhënat tuaja Personale dhe t’ju japim kopje të tyre;
  • Pranoni të dhënat tuaja Personale që janë dhënë në mënyrë të sistematizur, të përdorura gjerësisht dhe të përshtatshme për t’u lexuar në format digjital dhe – kur është e mundur teknikisht – këto të dhëna t’i transferoni tek Kontrollues tjetër lehtësisht nëse përpunimi i të dhënave tuaja Personale bazohet në pajtimin tuaj dhe ekzekutohet përmes mjeteve të automatizuara;
  • Kërkuar nga ne të na azhurnoni për të gjitha pasaktësitë në të dhënat që quajmë dhe t’i korrigjoni; 
  • Kërkuar nga ne t’i anonimizojmë ose fshijmë të gjitha të dhënat për të cilat nuk kemi më bazë ligjore për t’i përpunuar;
  • Kundërshtuar çdo përpunim (përfshirë profilizimin) në bazë të interesave legjitime nëse konsideroni se të drejtat dhe liritë tuaja themelore janë mbi interesat tona legjitime;
  • Kundërshtoni çdo përpunim që synon marrjen automatike të vendimeve individuale kur në thelb kjo ka të bëjë me ju;
  • Kërkoni nga ne të pezullojmë përpunimin e të dhënave tuaja Personale, për shembull gjatë hetimit për padi; 

Ushtrimi i këtyre të drejtave i nënshtrohet disa përjashtimeve të caktuara, për shembull kur duhen mbrojtur interesi i publikut, interesi unë, ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve. Nëse ushtroni disa nga të drejtat e shpallura më lart ne do ta kontrollojmë pranueshmërinë për ushtrimin e këtyre të drejtave dhe do të përgjigjemi pa vonesë të paarsyeshme, por brenda një muaji. Në rast të rasteve më komplekse ose nëse kemi pranuar kërkesa të shumëfishta, kjo periudhë mund të zgjatet me dy muaj të tjerë duke ju informuar ju me kohë.

Në rast të çfarëdo pyetjeje që mund të keni lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja Personale, ju lutemi të na kontaktoni në hollësitë kontaktuese të lartshënuara dhe tek pika e vetme e kontaktit të Kontrolluesit (e hënë – e premte nga 09:00 deri 17:00).

Personi parësor kontaktues lidhur me të gjitha çështjet që rrjedhin nga ose janë të ndërlidhura me përpunimin e të dhënave tuaja Personale, përfshirë dhe kërkesa për ushtrimin e të drejtave tuaja, është personi i lartshënuar në emër të Kontrolluesit.

Nëse nuk jeni të kënaqur me përpunimin e të dhënave tuaja Personale ose me përgjigjen tonë lidhur me ushtrimin e të drejtave tuaja, mund të paraqisni kërkesë pranë Agjencionit Shtetëror për Mbrojtjen e të Dhhënave Personale, uebsajti: http://www.amdp-rks.org/. Agjencionin mund ta kontaktoni në çdo kohë, sidoqoftë ne do ta vlerësonim përpjekjen tuaj që çështjet t’i zgjidhni direkt me ne paraprakisht.

  1. Cookies 

Uebfaqja jonë përdor cookies. Ju lutemi të shihni këtë Politikë të Cookies

  1. Ndryshimet në politikë

Kjo politikë mund të ndryshohet herë pas here. Të gjitha ndryshimet në këtë politikë hyjnë në fuqi menjëherë kur politika e ndryshuar publikohet në uebfaqen tonë. Nëse përdorni uebfaqen tonë ose shërbimet tona pas ndryshimeve, kjo do të konsiderohet se jeni pajtuar me Politikën e rishikuar.

„TRAMPOLINE PARKS AREA 52“ AD