Një Festë Ditëlindjeje në Area 52 është unike, kemi Salla Festash ekskluzive për t’ju ofruar privatësi, përveç atraksioneve dhe aktiviteteve të pashoqe brenda Area 52 Trampoline Park. Për festimet tuaja kemi paketat standarde dhe premium. Nëse ju nevojitet diçka tjetër, do të jetë kënaqësia jonë që të krijojmë për ju festën me fantastike që dëshironi.
Sallat e Area 52 Party Rooms nuk janë vetëm për Festa Ditëlindjesh. Nëse dëshironi të organizoni edhe festa të tjera, kemi dy salla që mund të akomodojnë me lehtësi 20 persona, ose kemi një sallë të madhe për deri në 50 persona. Po ashtu, Area 52 Café ka hapësirë për 70 persona, ndaj kemi mjaft hapësirë për të përmbushur kërkesat për festën tuaj.
Që të rezervoni festën tuaj të ditëlindjes, ju lutemi të na kontaktoni për hollësi të tjera, ose bëni rezervimin online tani. Të gjitha rezervimet realizohen duke depozituar 50% të shumës.