Area 52 është në dispozicion për rezervim ekskluziv, nëse doni privatësi për ngjarjen tuaj, apo nëse doni të organizoni grup prej 100 e më shumë personave, ne mund t’ju ofrojmë një kohë fantastike për të gjithë. Ju lutemi të na kontaktoni për të diskutuar kërkesat tuaja dhe për të marrë ofertën.
Mund të jeni duke diskutuar strategjinë e re të kompanisë apo kërkoni t’i jepni zgjidhje një sfide komunikimi brenda ekipit, ose ndoshta thjesht doni të mblidheni për t’u argëtuar, përse të mos shfrytëzoni një nga Sallat e Festave që kemi në Area 52 Trampoline Park.
Pavarësisht a keni festë të vogël apo të madhe, ne mund t’ju plotësojmë të gjitha nevojat. Kemi shumë aktivitete të përshtatshme për nevojat e kompanisë tuaj që të sigurohemi se punonjësit tuaj argëtohen dhe nxitin frymën ekipore!
Për hollësi të tjera, ju lutem të kontaktoni me Area 52.
Ju mirëpresim!