Kundërshtari juaj është Graviteti! A do të fitoni ju, apo i fundit do të qeshë Sër Isak Njutoni? Këto rrjeta do të testojnë në maksimum esencën e fuqisë tuaj dhe të forcës së mbërthimit ndërkohë që ju përpiqeni nën, mbi, përmes dhe përtej terrenit me litarë.
I keni parë ushtarët nëpër filma kur përpiqen ta bëjnë këtë, por ju kërkojmë falje; këtë herë nuk do të ketë muzikë apo toger që ju stërvit dhe ju ndihmon t’ia dilni mbanë! Mund të garoni me kohën ose me njëri-tjetrin në këtë aktivitet rraskapitës. Por mbani mend, armiku juaj më i keq është lodhja. Kjo është një mënyrë fantastike për të ushtruar dhe për t’u zhdërvjelltësuar. Mund të argëtoheni dhe relaksoheni kur e dini se çdo gabim i juaji ju falet nga pista e zbarkimit e mbuluar me jastëkë të butë.