Loja me beteja

Loja me beteja
Le të fillojë beteja! Plaçka e luftës i takon fitimtarit! Humbësit ia mbushim gojën me shkumë!
A do të triumfojë dikush ndaj të gjithë pjesëmarrësve? A do t’i presë i njëjti fat të dy luftëtarët teksa ia humbin drejtpeshimin njëri-tjetrit?
Shkathësitë tuaja si të gladiatorit për barazpeshim, zhdërvjelltësi dhe aftësi nxirri përballë armikut tënd më të fortë! Argëtim i pafund për familje dhe miq ndërsa garoni për të parë se kush e ruaj drejtpeshimin teksa e godasin dhe godet mbrapsht. Kush do të jetë mbreti i rrufesë? Ky është versioni modern i legjendës për takimin e parë mes Robin Hudit dhe Xhonit të Vogël.
Zbarkimi i sigurtë dhe i butë garanton që humbësi të rikthehet së shpejti për një tjetër sfidë, pavarësisht kërkesave të shumta që gropa e shkumës të zëvendësohet nga ujëra të mbushura me peshkaqenë dhe piranja!
Le të fillojë beteja!
other Attractions

Muri interaktiv
Vrapuesit e distancave të gjata shpeshherë “godasin murin” – hedhësit mësojnë të arsyetojnë me të! Jump for details

SLAM DUNK
Players who can effortlessly fly through the air and slam dunk that basketball dead centre! Jump for details

Zona e hedhjeve
Zona e Hedhjeve Area 52 ju ofron një hapësirë të stërmadhe të trampolinave nga njëri mur në tjetrin. Jump for details

Paralelet e hekurit
Një provë e vërtetë e forcës, shkathtësisë dhe teorisë së evolucionit të Darvinit të gjitha në një! Jump for details